E martë, 27 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Protesta për emigrantët në Keln

Sheshi përpara stacionit kryesor te trenave ne Keln u shndërrua ne arene përleshjesh mes mbështetësve te lëvizjes antiislamike Pegida dhe policisë. Forcat e rendit përdoren ujin per te shpërndare protestuesit, qe hodhën drejt tyre shishe dhe sende te forta. Grupet e ekstremit te djathte kundërshtojnë politiken e dyerve te hapura per emigrantet, ndërsa vendi përballet me fluks ne rritje te tyre. Tensionet janë shtuar pas sulmeve natën e ndërrimit te viteve, ku rreth 380 vajza u ngacmuan seksualisht nga grupe, pjese e te cilave ishin edhe azilkërkues. Protestuesit mbanin parulla ku bënin përgjegjëse kancelaren Merkel per ketë gjendje. Nje tjetër turme kishte dale ne mbrojtje te te drejtave te grave, ku pjesëmarrëset shprehen shqetësim se situata po shfrytëzohet nga huliganet dhe neonazistet per qëllimet e tyre. Ne shesh u mbajt edhe nje kundermanifestim, kësaj here i grupeve antiraciste. Kancelaria gjermane e ka ashpërsuar qëndrimin ndaj kesaj çështjeje, duke premtuar forcimin e kontrolleve dhe ligje me te ashpra ndaj emigranteve, si dhe dëbimin e krimineleve te huaj nga Gjermania.

Vazhdo të lexosh

Reklamë