Pas emërimit të Gérald Darmanin ministër i Brendshëm i Francës, qindra gra kanë protestuar në Paris për mbështetjen që i ka dhënë Macron dhe qeveria e tij këtij njeriu që po hetohet me akuza përdhunimi.

Darmanin i mohoi akuzat se ka përdhunuar Sophie Patterson-Spatz në vitin 2009, kur ajo erdhi te ai për të kërkuar ndihmë ligjore. Para dy viteve, Gjykata hodhi poshte rastin kunder Darmanin, por muajin e kaluar Gjykata ne Paris urdheroi sërish hetim per perdhunimin e pretenduar.

Teksa mbanin në duar parulla “Qeveri seksiste, hakmarrje feministe”, protestueset kërkuan dorëheqjen e ish-ministrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *