Policia ka shoqëruar mbi 20 persona në lidhje me incidentet e zhvilluara gjatë protestës së opozitës së bashkuar të shtunën.

 

Informacionet paraprake bëjnë me dije se deri më tani 13 protestues po procedohen penalisht, ndërsa nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga ana e uniformave blu për masat që janë marrë për të shoqëruarit e tjerë.

 

Protesta e opozitës, e nënta që nga shkurti dhe e 3 me e madhe pati përplasje mes policisë dhe protestuesve, ndërsa pati edhe të plagosur nga të dyja palët.

 

Gjithashtu një makinë që ishte parkuar pranë Palrmaneit është djegur, si pasojë e tensioneve të protestuesve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *