Izraeli ka shkuar me një propozim specifik në Katar ku po përsëriten bisedimet me qëllim arritjen e armëpushimit në Rripin e Gazës.

Misioni drejtohet nga shefi i Mossad, David Barnea. Synimi i palës izraelite është të sigurojë një armëpushim gjashtëjavor në Gaza, në kuadër të të cilit luftëtarët palestinezë do të lirojnë 40 pengje.

Kjo fazë e bisedimeve mund të zgjasë të paktën dy javë, vlerësoi zyrtari, duke përmendur vështirësitë që mund të shfaqen në negociata, tha një zyrtar izraelit për Reuters.

Megjithatë, propozimi izraelit nuk ka gjasa të kënaqë Hamasin, i cili e ka lidhur arritjen e armëpushimit dhe lirimin e pengjeve izraelitë me lirimin e të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *