E mërkurë, 16 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Prokurorja Memçaj kalon provën e vetingut

Ilustrim · Vizion Plus

Fatjona Memçaj duket se do te rikonfirmohet ne detyrën si prokurore pranë Prokurorisë se Apelit Tirane. Ne seancën dëgjimore, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk shprehu asnjë qëndrim negativ ne raport me pasurinë e prokurores. Nga hetimi administrativ, pasuria e Memçaj konsiston ne nje apartament ne Tirane, llogari bankare, nje automjet dhe nje motor te tipit vespa. Sa i takon pastërtisë se figurës, Komisioni theksoi se Memçaj është e përshtatshme per vijimin e profesionit.

 

Edhe sa i takon aftësive profesionale, komisioni përveç se beri me dije se ne adrese te prokurores ka pasur dy denoncime, nuk specifikoi mangësi profesionale. Nga gjetjet e inspektoratit të verifikimit te pasurisë rezulton se Fatjona Memçaj nuk ka kryer deklarim te rreme pra nuk e ka fshehur atë. Vete prokurorja kërkoi konfirmimin ne detyre dhe vazhdimin e ushtrimit te profesionit. Nëse Komisioni do te vendose per vazhdimin e Memçajt ne detyre, prokurorja do te jete rasti i dyte qe kalon me sukses vetingun, pas gjykatëses se Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh