Subscribe

Prokurori i antimafias italiane Federico Cafiero de Raho deklaroi se qeveria shqiptare po ndjek gjurmët e asaj italiane në luftën kundër krimit të organizuar.

 

Në konferencën e mbajtur nga ministria e Drejtësisë, de Raho teksa vlerësoi reformat e ndërmarra nga qeveria nënvizoi se mafia shqiptare ka lidhje me organizatën Ndranghetan.

 

“Kemi një problem të përbashkët luftën kundër krimit të organizuar. Ne kemi eksperiencë në këtë luftë. Ne e kemi prej vitesh si organizata si Ndrangheta që ka lidhje me shqiptarët, dhe kështu bashkëpunojnë në vende të Evropës. Është shtrirë veprimtaria në Amerikë në Canada, dhe ka baza shumë të forta. Kështu fiton një pasuri mjaft të madhe. Itali në vitet 80 dhe 90 ka fituar një legjislacion shumë të fortë, që prej 92′. Aty gjetëm raste specifike për luftën kundër krimit të organizuar. Italia po përpiqet që ta përhap këtë. Edhe konfiskimi parandalues, është efikas. Gradualisht janë përmirësuar mjetet kundër kësaj lufte. Kemi ngritur skuadra të përbashkëta për të luftuar së bashku organizata kriminale shqiptare që zhvillon aktivitetin qoftë në Itali qoftë në Shqipëri.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *