Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
09 May 2026
Vizion fokus

Berisha pas protestës: Nuk ka polici në botë që...

Trump: Armëpushim 3-ditor mes Rusisë dhe Ukrainës

Përplasja me protestuesit, lëndohen 3 efektivë policie

Zjarr në një lokal në Radhimë

Tubimi i opozitës, protestuesit nisen drejt selisë së PD-së!...

Vijojnë tensionet në protestën e PD-së, sulme me fishekzjarre...

FOTOLAJM/ Protesta e PD-së, Sali Berisha shfaqet me maskë...

Sërish përplasje mes policisë dhe protestuesve

Nisin përplasjet mes policisë dhe protestuesve në afërsi të...

Mbyllet protesta e PD para kryeministrisë, nis marshimi drejt...

Programi i ekselencës/ Muça: Nismë pozitive, por duhen kontrata afatgjata dhe kritere më gjithëpërfshirëse

4 Shkurt 21:12

Këtë të mërkurë është mbajtur eventi i Agjencisë Kombëtare të Rinisë për rezultatet e arritura në përmbyllje të Thirrjes së 10-të të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës për studentët e ekselencës.

Ekspert i punësimit Erjon Muça, në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus, me moderator Aleksandër Furxhi, sqaroi se pjesa më e madhe e aplikantëve janë të rinj nga Shqipëria, kryesisht të sapodiplomuar me rezultate të larta akademike.

Sipas tij, aplikimet bëhen në mënyrë të hapur përmes shpalljeve publike, ku kriter kryesor është mesatarja e studimeve të larta dhe përputhja me fushat ku administrata publike ka nevojë për staf.

Muça e vlerësoi Programin e Ekselencës si një iniciativë pozitive, por nënvizoi se ka ende hapësirë për përmirësim.

INTERVISTA E PLOTË:

Janë punësuar rreth 1600 vetë nga programi i ekselencës, sipas qeverisë. Së pari, cilët janë pjesëmarrësit në këtë program dhe nga cilat studime vijnë? Janë nga Shqipëria apo nga jashtë?

Erjon Muça: Kryesisht aplikantët janë nga Shqipëria. Një pjesë e tyre janë të sapodiplomuar me rezultate të larta, pra ata që i quajmë ekselentë. Përgjithësisht, aplikimet bëhen në mënyrë të lirë dhe të hapur përmes shpalljeve publike dhe plotësimit të dokumentacionit paraprak. Ndër kriteret kryesore dominon mesatarja e studimeve të larta apo fusha të përcaktuara të vakancave që ka administrata publike për përfshirjen e të rinjve në këtë proces. Pjesa më e madhe janë të rinj që kanë studiuar në Shqipëri dhe kanë mbaruar me rezultate të larta, kryesisht në universitetet publike, por ka pasur përfitues edhe nga universitetet jopublike. Si iniciativë është për t’u përshëndetur, por sipas mendimit tim duhet punuar në dy drejtime të rëndësishme:

  1. Garantimi i kontratave afatgjata: Duhet të sigurohet që pas përfundimit të praktikës, këta të rinj të angazhohen me punësim afatgjatë në administratën publike.
  2. Zgjerimi i kritereve të përfshirjes: Programi duhet të shtrihet jo vetëm mbi bazën e mesatares, por edhe mbi bazën e arritjeve dhe talenteve të spikatura në fusha të ndryshme. Për shembull, fituesit e kompeticioneve kombëtare apo ndërkombëtare, të cilët mund të mos kenë rezultate maksimale në sistemin arsimor, por kanë promovuar talentin e tyre, nuk duhet të përjashtohen nga ky kriter.

Konkretisht, nëse unë jam një i ri që kam rezultate të larta dhe mendoj se duhet të përfitoj nga ky program ekselence, çfarë duhet të bëj?

Erjon Muça: Së pari, duhet të aplikosh online në shpalljen e nxjerrë për këtë proces. Shpallja publikohet në faqen e Kryeministrisë dhe në faqen e Ministrisë së Financave, ku gjendet programi i posaçëm i praktikave të punës. Aplikohet përmes një e-maili duke bërë një propozim konkret, i cili shoqërohet me CV-në dhe dokumentacionin përkatës, diploma, lista e notave dhe dokumente të tjera të nevojshme. Më pas priten procedurat e intervistimit dhe prezantimit me mundësinë konkrete. Në fund, komisionet e posaçme të ngritura në institucionet përkatëse bëjnë një përzgjedhje. Qëllimi është që nga rreth 3000 aplikantë, të përzgjidhen ata që plotësojnë kriteret teknike dhe nivelin e kërkuar të mesatares.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Sociale
Tagged:
Erjon Muça punesim te rinje Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Mes emocionesh, Visi merr surprizën e veçantë në Ferma Vip

më shumë...

Fiket zjarri në Radhimë, policia: Dyshohet i qëllimshëm!

më shumë...

Berisha pas protestës: Nuk ka polici në botë që ndal kryengritjen tonë

më shumë...

Trump: Armëpushim 3-ditor mes Rusisë dhe Ukrainës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:46

Mes emocionesh, Visi merr surprizën e veçantë...

11:13

Televotim masiv, zbulohet vendimi, çfarë vendosi publiku...

11:00

Fiket zjarri në Radhimë, policia: Dyshohet i...

10:46

Puthja në buzë e Vanesës me vëllain,...

10:29

Berisha pas protestës: Nuk ka polici në...

10:27

Ndarja e Vanesës nga ish i dashuri,...

10:08

Trump: Armëpushim 3-ditor mes Rusisë dhe Ukrainës

10:05

Përplasja me protestuesit, lëndohen 3 efektivë policie

9:48

“Nuk kam dhënë shembull të mirë”, Ola:...

9:47

Zjarr në një lokal në Radhimë

9:32

Tubimi i opozitës, protestuesit nisen drejt selisë...

9:30

“Ka gabuar”, Adi flet për Olën: Ka...

9:13

Vijojnë tensionet në protestën e PD-së, sulme...

9:09

Cili do të jetë fati i Fabjolës...

9:01

FOTOLAJM/ Protesta e PD-së, Sali Berisha shfaqet...

8:58

Sërish përplasje mes policisë dhe protestuesve

8:37

Nisin përplasjet mes policisë dhe protestuesve në...

8:30

Mbyllet protesta e PD para kryeministrisë, nis...

8:18

“Të rinjtë shqiptarë mund të paguhen më...

7:56

Nis protesta e PD-së, Sali Berisha i...

Më të klikuarat

  • Veliaj në seancë ndaj Dados, Robert Ndrenika puth në ballë k...
  • “Na tmerron çdo natë”, 28-vjeçari i veshur me fustan kthen j...
  • Zbardhet atentati në Sarandë, policia deklaratë zyrtare: Në...
  • A duhet të qëndrojë në Ferma VIP Fabjola? Adion reagon pas t...
  • Atentati ndaj Arjan Ndojës, SPAK kërkon burgim të përjetshëm...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.