Subscribe

Instituti i Statistikave raporton se vitin e shkuar u grumbullua 7.4% më pak qumësht lope sesa në vitin 2020 e ardhur kjo si pasojë e rënies së krerëve vit pas viti.

 

 

 

Por Ministria e Bujqësisë i hedh poshtë këto të dhëna zyrtare, duke argumentuar se krerët janë pakësuar në fermat e vogla blegtorale, por janë rritur në fermat e mëdha, por pa dhëna shifra si ka ndryshuar raporti.

 

 

IRFAN TARELLI

DREJTOR I POLITIKAVE DHE PROGRAMEVE TE BUJQESISE

 

“Nëse shohim plotësimin e nevojave të vendit me qumësht, po të bëjmë një krahasim me importin, na rezulton që nuk kemi rritje të importeve. Blegtoria vazhdon të plotësojë mbi 95% të nevojave për qumësht vendas. Nr i krerëve nuk është tregues i vetëm, por tregues është prodhimi. Kemi një tendencë që nr i krerëve po bie në fermat e vogla, porn ë të njëjtën kohë vazhdon të rritet te fermat e mëdha. Ky është një tergues i mirë që do të vazhdojë erdhe në të ardhmen. E rëndësishem është të mos kemi rënie të prodhimit.”

 

 

Sipas Ministrisë së Bujqësisë, gjatë këtij viti pati 5.840 përfitues nga skema e blegtorisë dhe për të adresuar më tej nevojat e këtij sektori, ai do të jetë fokusi kryesor i mbështetjes për vitin tjetër.

 

 

IRFAN TARELLI

DREJTOR I POLITIKAVE DHE PROGRAMEVE TE BUJQESISE

 

“Edhe në skemën mbështetëse për vitin 2023 ne do të vazhdojmë të trajtojmë me përparësi blegtorinë. Është në vëmendjen tonë të ruajmë kuotat e prodhimit, jo domosdoshmërisht nr e krerëve. Jo vetëm të rrisim buxhetin, port ë çojmë ekzaktësisht këtë sasi parash në përputhje me objektivin afatgjatë, pra bujqësinë nga bujqësi familjare për nevojat e veta, ta kthejmë në biznes normal.”

 

 

Për shqetësimin e ngritur edhe nga deputeti Erion Braçe për fondet e munguara për të mbuluar me kartat e naftës të gjithë fermerët që kanë aplikuar, ministria e linjës shpjegon se nuk mund të jepen më shumë para në këtë drejtim edhe sepse mungon koha.

 

 

IRFAN TARELLI

DREJTOR I POLITIKAVE DHE PROGRAMEVE TE BUJQESISE

 

“Përputhja e aplikimeve, e fondeve dhe realizimi i procedurave është një sfidë jo e vogël. Duhet realizuar procedura e prokurimit të naftës dhe i kontrollit fizik në terren që afati i fundit të vitit nuk ta lejon. Ne duam që çdo aplikant të përfitojë mbështetje.”

 

 

Ndërsa për rastet kur fermerët hedhin prodhimin, Ministria e Bujqësisë bën thirrje që ata të fokusohen tek produkti që kërkon tregu.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *