Subscribe

Kryeministri Edi Rama iu bën thirrje të gjithë qytetarëve mbi 18 vjeç që të paraqiten me kartë identiteti në qendrën më të afërt të vaksinimit, për të marrë dozën kundër Covid-19.

 

Krahas fotove të publikuara, kreu i qeverisë tha procesi i vaksinimit po ecën me ritme të mira në të gjithë vendin, ndërsa shton se stafet mjekësore do të jenë në shërbim deri në orën 20:00.

 

“Vaksinimi i hapur +18 vjeç po ecën me ritme shumë të mira në të gjithë vendin, teksa stafet mjekësore do të jenë në shërbim deri në orën 20:00 në qendrat e vaksinimit. Paraqitu me kartë identiteti në pikën më të afërt të vaksinimit. ***Vaksinimi në Tiranë, Shkodër, Fier, Durrës, Korçë, Mallakastër, Pukë, Bulqizë, Kukës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *