Dhjetëra banorë të fshatit Suç në Bashkinë e Klosit protestuan këtë të mërkurë pranë shkollës së mesme të Bashkuar “Haxhi Lata”, e mbyllur pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019.

 

Nga një inspektim i bërë vitin e kaluar, godina u cilësua si e rrezikshme për t’u përdorur nga nxënësit.

 

Banorët i bëjnë apel Ministrisë së Arsimit të ridërgojë ekspertë për një ekspertizë të dytë të gjendjes së objektit, ndërsa kanë paralajmëruar zhvillimin e protestave të tjera pranë shkollës, bllokimin e rrugës nacionale si dhe mosdërgimin e fëmijëve në shkollë në muajin shtator nëse ky objekt nuk hapet.

 

Vitin shkollor 2020 – 2021, nxënësit e përfunduan procesin mësimor në ambiente të tjera. Mirëpo, prindërit shprehen se 250 fëmijët e tyre nuk kanë pse largohen nga aty, pasi, sipas tyre, objekti nuk përbën rrezik shembjeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *