Deputeti socialist Spartak Braho ka kërkuar nga Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës vlerësimin e gjendjes psikologjike të Ilir Metës gjatë fushatës zgjedhore. Braho ka lexuar deklaratat e kryetarit të shtetit gjatë periudhës mars-prill, duke theksuar se këto nuk janë deklarata të një njeriu normal.

 

 

SPARTAK BRAHO

ANETAR I KOMISIONIT HETIMOR

“Duhet të hetojmë edhe shkaqet. Këto janë veprime të një njeriu të çmendur se populli ashtu e quan, apo janë veprime të një njeriu që ka luhatje emocionale.”

 

Por kërkesa e Brahos nuk është pranuar pasi nuk është pjesë e objektit të hetimit të komisionit.

 

Ndërsa në emër të opozitës nënkryetari i komisionit Murrizi ka kërkuar një seancë dëgjimore me shefin e Shërbimit Sekret dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë për t’i pyetur në lidhje me veprimet e presidentit gjatë fushatës zgjedhore.

 

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës ka thirrur Presidentin e Republikës në seancë dëgjimore në 18 maj, dhe në fund të këtij muaji ai duhet t’i dorëzojë Kuvendin raportin ku rekomandon shkarkimin ose jo të kryetarit të shtetit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *