Subscribe

“Presidenti I Shteteve të Bashkuara Donald Trump gëzon shëndet shumë të mire”, ky është konkluzioni mjekësor pak ekzaminimit fizik në spitalin ushtarak Walter Reed të premten.

 

Presidenti I Shteteve të Bashkuara kreu check up vjetor I cili bëhet publik në media, me qëllim që qytetarët amerikanë të jenë në dijeni mbi qendjen shëndetësore të liderit të tyre dhe aftësisë së tij në marrjen e vendimeve.

 

“Ndërsa raportet dhe rekomandimet janë duke u finalizuar, unë jam i lumtur të njoftoj se Presidenti i Shteteve të Bashkuara gëzon shëndet shumë të mirë dhe unë parashikoj se ai do të mbetet kështu, gjatë Presidencës së tij dhe më gjerë,” shkruan doktor Sean Conley në deklaratën e tij zyrtare.

 

Ekzaminimi I kreut të shtëpisë së bardhë zgjati rreth katër orë dhe nuk kërkoi ndonjë anestezi.

 

Edhe vitin e kaluar, Trump mori një raport të mirw shëndetësor nga mjeku i tij i mëparshëm  Ronny Jackson, i cili vuri në dukje “shëndetin e shkëlqyer” të Presidentit dhe “gjenet e pabesueshme” tw tij.

Jackson, janarin e shkuar madje shtoi me shaka se Trump “mund të jetojë edhe 200 vjeç” nëse ai ka bërë përmirësime në dietën e tij.

 

Por sipas mediave amerikane gjatë kësaj periudhe, Trump ka bërë vetëm ndryshime të vogla në regjimin e ushqimit dhe aktivitetit fizik. Presidenti mori një plan diete dhe stërvitje vitin e kaluar pas analizave vjetore, dhe ai vet ka pranuar se nuk e ka ndjekur atë në mënyrë rigoroze.

 

Ekzaminimi i vitit të kaluar zbuloi se Trump ka kolesterolin e lartë, por mjekët nuk kanë asnjë dyshim në lidhje me aftësitë e tij njohëse apo funksionin e tij neurologjik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *