Subscribe

Ka nisur mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, ku do të mblidhen të paktën 20 firma të deputetëve për kandidaturën e Bajram Begajt në krye të shtetit.

 

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla u shpreh se Begaj është një kandidaturë e vlerësuar, ndërsa shprehu bindjen se emri i tij do të mbështette edhe nga deputetë të tjerë të Parlamentit.

 

‘Përmbush të gjitha kriteret kushtetuese ligjore dhe reflekton të gjitha vlerat duke qenë përfaqësues si interesit të popullit. Ne si grup parlamentar do i nënshtrohemi procedurave parlamentare me besimin se kjo kandidaturë do të mbështetet edhe nga deputetët të tjerë të Kuvendit të Shqipërisë të cilët do të kishin nderin dhe privilegjin që t’u përgjigjeshin pritshmërive të popullit shqiptar, për një president që e meriton.– tha Balla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *