Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
21 April 2026
Vizion fokus

Kryeministri Edi Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë...

Macron i bën thirrje SHBA dhe Iranit për ulje...

Rrëzohet aeroplani në Zvicër, humb jetë piloti

E kërkojnë disa klube në Serie A, por ja...

Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga...

Bare u kërkon falje tifozëve dhe trajnerit pas sherrit...

Irani refuzon negociatat me SHBA pas sekuestrimit të anijes...

Raporti i OKB: Dëmet në Gaza arrijnë në mbi...

Ftesa për Netanyahun? Magyar pasi njoftoi rikthimin e Hungarisë...

“Paketa e Maleve”, Rama: Është keqkuptuar, nuk ka për...

Presidenti i Koresë së Jugut: Aleanca me SHBA, më e fortë se kurrë

28 Prill 16:22

Në një fjalim të enjten, përpara ligjvënësve të të dyja dhomave të Kongresit amerikan, Presidenti i Koresë së Jugut Yoon Suk Yeol tha se aleanca 70-vjeçare mes dy vendeve, është më e fortë se kurrë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Katherine Gypson, në fillim të kësaj jave, zoti Yoon dhe Presidenti Joe Biden ranë dakord të forcojnë bashkëpunimin bërthamor, përballë tensioneve në rritje rajonale.

 

Presidenti i Koresë së Jugut Yoon Suk Yeo i dha fund një vizitë të suksesshme në Shtetet e Bashkuara me një fjalim përpara ligjvënësve amerikanë të enjten.

 

“Aleanca jonë u krijua 70 vite më parë për të mbrojtur lirinë e Koresë. Ajo është shndërruar tashmë në një aleancë globale që mbron lirinë dhe paqen në mbarë botën”.

 

Të mërkurën zoti Yoon dhe Presidenti Joe Biden nënshkruan të ashtuquajturën Deklaratë e Uashingtonit, falë së cilës dy vendet rane dakord për të forcuar bashkëpunimin bërthamor. Udhëheqësi i Koresë së Jugut tha para Kongresit, se marrëveshja duhet të jetë vetëm hapi i parë.

 

“Ne duhet të përshpejtojmë bashkëpunimin trepalësh në fushën e sigurisë mes Koresë, SHBA-ve dhe Japonisë, për t’iu përgjigjur një kërcënimi bërthamor në rritje të Koresë së Veriut”.

 

Të enjten ministria e Jashtme kineze e kritikoi marrëveshjen.

 

“Ajo që kanë bërë Shtetet e Bashkuara vjen erë mentalitet i Luftës së Ftohtë dhe provokon konfrontim në bllok. Ajo minon Traktatin e Mospërhapjes së Armëve Bërthamore dhe interesat strategjike të vendeve të tjera. Gjithashtu rrit tensionet në gadishull dhe minon paqen rajonale”, tha Mao Ning, zëdhënës i ministrisë së Jashtme kineze.

 

Por zoti Yoon u tha ligjvënësve amerikanë se Koreja e Jugut kërkon paqe në gadishull.

 

“Në Korenë e Veriut ekziston një regjim i vendosur për të ndjekur një rrugë të gabuar. Ka një dallim të madh mes Seulit, që zgjodhi lirinë dhe demokracinë dhe Phenianin, që zgjodhi diktaturën dhe komunizmin”, tha ai.

 

Gjatë vizitës së tij treditore në Uashington, zoti Yoon theksoi se marrëdhëniet e vendit të tij me Shtetet e Bashkuara shtrihen përtej mbrojtjes reciproke. Ai vlerësoi kontributin e Uashingtonit për të shërbyer në luftën koreane.

 

“Koreja nuk do t’i harrojë kurrë heronjtë e mëdhenj amerikanë që luftuan me ne, në mbrojtje të lirisë”.

 

Por mes dy vendeve ndër shekuj ekzistojne lidhje të forta kulturore.

 

“Koreja dhe Shtetet e Bashkuara janë fuqitë më të mëdha të teknologjisë në botë. Ato udhëheqin inovacionin dhe imagjinatën. Së bashku do të krijojmë një simbiozë më të fuqishme”, tha zoti Yoon.

 

Bazuar në Deklaratën e Uashingtonit, Seuli do të ruajë statusin e tij si një vend pa kapacitete bërthamore si dhe do të përfshihet në diskutimet mbi dislokimin e armatimeve amerikane./voa

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Aleanca Koreja e Jugut SHBA

Nga e njëjta kategori

Kryeministri Edi Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delfit

më shumë...

“U pendova që e futa në shtëpi”, Malbora zbulon marrëdhënien jashtë, Indri merr vendimin e papritur

më shumë...

Indri shkaktar për ndarjen nga i dashuri? Vanesa flet për marrrëdhënien me fermerin: Dua t’i rri afër

më shumë...

Indri i “vë kapakun” marrëdhënies me Vanesën: Nuk më është mbyllur plaga që kam pasur, s’mund të filloj diçka të re

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:57

Kryeministri Edi Rama udhëton sot drejt Greqisë,...

8:40

Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm, Gjykata vendos...

8:34

Mot i paqëndrueshëm në vend, vranësira dhe...

8:18

“Në dashuri tregohuni më të hapur ndaj...

1:54

Punëtorët shpërblehen nga Agai, 6 fermerët që...

1:48

Kush është fermeri që largohet nga Ferma...

12:15

“U pendova që e futa në shtëpi”,...

11:54

Indri shkaktar për ndarjen nga i dashuri?...

11:21

Indri i “vë kapakun” marrëdhënies me Vanesën:...

10:51

Përkushtim për kafshët dhe punët e fermës,...

10:41

Macron i bën thirrje SHBA dhe Iranit...

10:39

Një filxhan nga ky çaj konsiderohet “ilaç”...

10:13

Rrëzohet aeroplani në Zvicër, humb jetë piloti

10:10

E kërkojnë disa klube në Serie A,...

10:06

Zbuloni dietën ushqimore që rrit rrezikun e...

9:40

Ka lënë të dashurën jashtë,por i hapur...

9:27

Alarmi mes ulërimave në Ferma Vip, zbulohet...

9:02

Sfida, ndjenja dhe përballje të forta! Nis...

8:56

Pesë shtete ende nuk e njohin Kosovën,...

8:51

Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27...

Më të klikuarat

  • Para me bollëk për këto shenja! Horoskopi javor nga Meri Gji...
  • “U pendova që e futa në shtëpi”, Malbora zbulon marrëdhënien...
  • Alarmi mes ulërimave në Ferma Vip, zbulohet se çfarë ndodhi...
  • Zhduket 14-vjeçari në Tiranë, nëna jep alarmin në polici
  • Detajet e maskarës në SHBA, 31-vjeçari vrau shtatë fëmijët e...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.