Sikundër pritej është djegur raundi i parë i votimit për  presidentin e ri të vendit. PS –LSI nuk paraqiten asnjë kandidat, për kreun e shtetit, duke krijuar kështu mundësinë që në këtë proces të përfshihet edhe opozita.

 

Në përfundim të seancës që zgjati vetëm pak minuta, kryeministri Edi Rama tha se mazhoranca i ka votat për të miratuar presidentin e ri.

 

Rama ka folur per profilin qe duhet te këtë presidenti i ri,  por pa përmendur emra konkrete.

 

Kreu i LSI u shpreh i bindur se nuk do të ketë shtyrje të datës së zgjedhjeve.

 

Meta nuk sheh asnjë mundësi qe te digjen te gjitha raundet per presidentin e te shkohet ne zgjedhje te parakohshme.

 

Ditën e enjte do të jetë raundi  dytë i votimit për presidentin ndërsa paralelisht do te këtë edhe negociata duke synuar nje kandidat qe te marre pëlqimin e opozitës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *