Ish-presidenti Bujar Nishani ishte këtë të shtunë në Mat, pranë kandidates për kryetare partie të PD, Edith Harxhi, ku ka treguar mënyrën se si mund t’iu kthehet besimi njerëzve.

 

Nishani kërkoi që politikanëve t’iu bëhet vetting për pasurinë.

 

“Çfarë të bëjmë për të kthyer besimin e njerëzve? Parlament ligji i parë; vetting, hetim dhe konfiskim i çdo luge dhe piruni që ke ti ke shtëpia si politikan, që nuk e justifikon me paratë që ke marrë në gjithë këto vite. Dhe jo vetëm këta që janë atje, por cfarë kanë qenë, president, kryeministër, ministër, deputet, çfarë kanë qenë në 10 vitet e fundit. Nuk e miraton Edi Rama? Referendum. Që kush kanë qenë 10 vitet e fundit njerëz që kanë pasur pushtet, të gjithë në skaner dhe kush nuk e justifikon shtëpinë, llogarinë bankare apo makinën, konfiskim.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *