Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me qëndrimet e kryeministrit Rama dhe ambasadorit të BE për reformën në drejtësi pas deklaratave të bëra nga Meta.

 

I pyetur nga mediat, Tedi Blushi u shpreh se presidenti Meta I ka bërë të gjitha përpjekjet e mundshme në mënyrë transparente e sistematike dhe se do vijo0jë t’I bëjë ato me qëllim evitimin e kolapsit në sistemin gjyqësor.

 

Blushi tha presidenti nuk ndalon askënd që të këndojë “na fitorja në fitore”, sin ë variantin solo ashtu dhe në kor.

 

“Kam vetëm një qëndrim për të dy. Presidenti i Republikës, jo vetëm i ka bërë të gjitha përpjekjet e mundshme deri tani, në mënyrë transparente e sistematike, të dokumentuar dhe informale, konstruktive e gjithëpërfshirëse, por edhe do të vazhdojë të bëjë çdo përpjekje për zbatimin kushtetues të reformës në drejtësi, për të evituar vonesat, kolapsin, zbatimin e njëanshëm e përçarës dhe kapjen e sistemit. Presidenti nuk do të lodhet edhe në të ardhmen, si detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë, të punojë në këtë frymë. Ndërkohë Presidenti nuk ndalon askënd, të këndojë “na fitorja në fitorje”, si në variantin solo, ashtu edhe në kor.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *