Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim dosjen e ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku.

 

Pak ditë më parë, arsye për shtyrjen e çështjes “Kajmaku” u bë mungesa e gjyqtares së çështjes, Vjollca Spahiu për arsye shëndetësore.

 

Agim Kajmaku u shkarkua për shkak të ligjit të dekriminalizimit, i cili akuzohet për kryerjen e tre verpave penale “falsifikim i formularëve të dekriminalizimit”, “falsifikim i dokumenteve zyrtare”  dhe “kryerje të funksionit pas dhënies fund të tij”.

 

Kajmaku, i cili prej muajsh është në kërkim, u denoncua nga Partia Demokratike për fshehjen e dënimit në Greqi. Lidhur me këtë çështje, avokti i tij mbrojtës, Isuf Shehu deklaroi më herët se ende nuk kishte një vendim nga Greqia për të vërtetuar se Kajmaku kishte falsifikuar formularin e dekriminalizimit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *