Ana Kallaku prej kohësh është larguar nga ekrani dhe tashmë ajo po merret me një tjetër angazhim. Në një intervistë për “Vizioni i Pasdites” me Brikena Priftin, Ana ka deklaruar se aktualisht ajo është ekonomiste në biznesin e vëllait të saj, Bes Kallakut.

Teksa deklaron se ndihet e plotësuar me punën e re, Ana Kallaku shton se deri më tani, nuk e ka ndjerë mungesën e ekranit.

Lexo edhe :

Related Posts

Nuk di ta them plotësisht nëse më mungon ekrani. Unë tani jam marrë me diccka të njëprofili tjetër dhe kam qenë njësoj e zënë dhe nuk di të them nëse më ka munguar. Të them që ndjej mungesë, jo, por të them që projektoj për rikthim, po.

Kam që në dhjetor 2023 që po mendoj për disa propozime që më janë bërë po më duhet ta mendoj mirë para se të marr një vendim.

Menaxhoj biznesin e vëllait dhe ai e ka ndërtuar me sakrificë të madhe. Ai më tha se ka nevojë për ndihmë, e mendova ti jap një dorë, por tani jam me kohë të plotë aty. Duke qenë që është diccka e vëllait tim , ma ka marrë zemrën. Ka akoma për të përmirësuar veten, por jam mirë”, tha Ana Kallaku.

Ajo më tej ka rrëfyer edhe marrëdhënien e mirë që ka me vëllain e saj Besin dhe kunatën Xhensila Myrtezaj.

Mami dhe babi kanë qenë ngulmues që ne të ishim të afër me njëri-tjetrin. Secili prej nesh nëse është  i kujdesshëm nuk ka pse të mos jenë gjerat mirë. Ne kemi një raport shumë të mirë”, shtoi ajo.

Ana Kallaku tregoi edhe për njohjen me Erionin, bashkëshortin e saj dhe takimin që ky i fundit bëri për herë të parë me Besin.

“Njohja me Erionin ka qenë spontane. As nuk e mendoja që ishte momenti për një lidhje dhe fokusi ishte tek shkolla. Ka qenë një udhëtim që duhej të bëhej në Bruksel. Erioni erdhi me televizionin ku punonte. Ai më tha që më kishte parë dhe kur u kthyem në Tiranë më shkruajti dhe më nisi disa foto që më kishte bërë atje. Më ka thënë që po të bëj disa foto, ti kemi dhe tja u tregojmë fëmijëve tanë.

Kur kemi ardhur në Tiranë dhe u takuam, fillova të kuptoja që kishte diçka tjetër. Ajo që më bëri përshtypje ishte maturia. Kështu filluam dhe sot jemi prindër të dy fëmijëve. Të parëve ja u kam thënë mamit dhe vëllait, të dyve një herësh. Më pas ja kam thënë babit.

Ka qenë dhe është një raport fantastik. Duke qenë se Besi kishte besim tek unë, nuk e vinte në dyshim që do ishte zgjedhja e duhur. Ka qenë një mendim pozitiv i takimit të Besit me Erionin”, tha Ana Kallaku./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *