E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Motër e vëlla 26 vite më parë, i njohët dy personazhet e famshëm shqiptarë?

Nëse jo, nuk po ju lodhim më shumë. Bëhet fjalë për Bes Kallakun dhe motrën e tij, Anna Kallaku, 26 vite më parë.

Si Besi, ashu edhe Anna janë tërhequr së fundmi nga ekrani dhe projektet e tyre televizive, por rrjetet sociale janë zgjidhja e tyre që fansat mos t’i marrë malli.

E ftuar së fundmi në “Vizioni i Pasdites” me Brikena Priftin, Ana ka deklaruar se aktualisht ajo është ekonomiste në biznesin e vëllait të saj, Bes Kallakut.

Ajo më tej ka rrëfyer edhe marrëdhënien e mirë që ka me vëllain e saj Besin dhe kunatën Xhensila Myrtezaj.

Reklamë

“Mami dhe babi kanë qenë ngulmues që ne të ishim të afër me njëri-tjetrin. Secili prej nesh nëse është  i kujdesshëm nuk ka pse të mos jenë gjerat mirë. Ne kemi një raport shumë të mirë”, tregoi ajo.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë