Subscribe

Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Doganës së Vermoshit Izmir Bushaj, 26 vjeç, si dhe Xhyher Bushaj, pasi janë kapur në flagrancë me një listë votuesish dhe me sasi të konsiderueshme parash.

 

Sipas informacioneve nga Policia e Shkodrës, paratë do të shpërndaheshin me qëllim blerjen e votave. Burime zyrtare te Policisë pohuan se në momentin e ndalimit, dy personat që gjendeshin brenda nje automjeti, kishin me vete një listë votuesish dhe një sasi të konsiderueshme parash që dyshohet se ishin të destinuara për t’i shpërndarë me qëllim blerjen e votës.

 

Pas kontrollit u konstatuan në një çantë të zezë një listë me emra dhe sasi e konsiderueshme parash: 48 kartëmonedha prerje 2000 lekëshe, që besohet se do jepeshin ne këmbim te votës.

 

Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik të Xhyhet Bushaj, i cili ishte pasagjer në mjetin e lartpërmendur, u gjetën 3 kartëmonedha me prerje 2000 lekëshe. Izmir Bushaj besohet të jetë mbështetës i LSI, pasi ai ka shume foto ku shfaqet me ish-kreun e kësaj force, Ilir Meta.

 

 

 

Ndërkohë, edhe ne Vlore, policia e qytetit bregdetar ka ndaluar tre persona, të cilët akuzohen për shit-blerjen e votave. Mësohet se edhe në Vorë ka pasur te dhëna per persona që lëviznin me makinë, duke shpërndarë zarfe me leke, me qëllim blerjen e votave në favor të LSI-së. Për këto raste ende nuk ka asnjë ndalim nga ana e Policisë së Shtetit. Kodi penal sanksionon se dënimi maksimal për akuzën e blerjes së votës është deri në 7 vjet burg.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *