Deputeti Myslim Murrizi ka folur nga foltorja e Kuvendit për tenderin e ushqimeve 1.5 milionë euro dhënë një kompanie maqedonase. Sipas tij, tenderin duhet t’ia kishin dhënë një kompanie shqiptare, ndërsa mori si shembull deputetin socialist Vullnet Sinajn.

Gjtatë fjalës së tij, ai i bëri thirrje qeverisë që të ndalojë propagandën dhe të marrë masa për të ndihmuar qytetarët gjatë pandemisë.

“Ju i jepni 1.5 mln euro kompanisë maqedonase. Ja ku keni deputetin tuaj Vullnet Sina, me 2 mijë shqiptarë të punësuar. Jepjani tenderit këtij se këtu do blejnë qeset. Jepjani një shqiptari tjetër. Tenderat sekrete do i sillni për këto ditë të qametit. 20 tendera sekretë ka bërë Berisha e Meta nga 2009 – 2011, 223 ju nga 2013 e sot. Boll më me propagandë dhe demagogji. Për çfarë ju duhet Kodi Penal, kë do fusni në burg, për çfarë ju duhet tenderi sekret nga kush do fshiheni. 50 kile naftë për të shkuar dhe për të ardhur një makinë saurela, jepjani atyre të varfërve. Mjaft u tallët me shifra fallco. Ato 20 mijë paga lufte s’janë asgjë 200 euro. Bëjnë 4 milionë euro për 400 metra rrugë. Shoë televiziz, Këshilli i Sigurisë Kombëtare çfrë bënit, organ këshillues i Presidentit është, keni filluar këshilltarë tek Meta? I vetmi mundësi është kapitali buxheti, financa, takati.130 respiratorë keni gjithsej, shyqyr nuk keni më njerëz. Keni takat, buxhet blini jo i mbyllni në shtëpi dhe i çoni qese. Politikanë qesesh që mendojnë se do të bëhen heronj kombëtar nga qeset”, u shpreh Murrizi.

Nga ana tjetër, kreu i qeverisë i ka konsideruar të neveritshme kritikat dhe akuzat në drejtim të qeverisë, me argumentin se qytetarët janë falenderues ndaj masava kufizuese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

“Flitet në një mënyrë që është e neveritshme dhe më e bukura është se për qeset flanë ata që hanë e pinë, hanë e pinë e rrinë në shtëpi, hanë e pinë e vjedhin e vjedhin ndërkohë që ata marrin ata qese janë falenderues e mirëkuptues, e nuk shesin dëngla.  Dënglat e tua janë dëngla por fola për dëngla në përgjithësi për ata që hanë e pinë dhe u qajnë hallin ata që janë në nevojë.”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *