Policia e Shtetit bëri një njoftim të rëndësishëm për shqiptarët që duan të kalojnë drejt Greqisë. Në “Facebook”, policia sqaroi se kufiri tokësor me Greqinë do të jetë i hapur vetëm nga Kakavija dhe Kapshtica.

Të gjithë ata shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke ata që duan të futen në shtetin fqinj, më parë duhet të plotësojnë online formularin PFL, në adresën zyrtare në linkun: https://travel.gov.gr/#/. Ky plotësim duhet të kryhet 48 orë para udhëtimit.

“Pas plotësimit të formularit online, secili qytetar do të marrë ne e-mail një konfirmim me një barcode, të cilin do ta paraqesë para autoriteteve 🛂 në pikën hyrëse të kalimit në Greqi 🇬🇷. 📌Në rast se një qytetar nuk disponon konfirmimin me barcode, nuk do të lejohet të kalojë kufirin 🛂⛔.📌Qytetarët e vendeve të BE-së apo të vendeve të treta nuk lejohen të kalojnë kufirin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sa i takon testimit për COVID-19, policia shpjegoi se kjo do të kryhet në mënyrë rastësore. Ata që do të testohen, do të duhet të presin rezultatin të izoluar në adresën e deklaruar prej tyre.

Nëse nga testi del se është pozitiv, atëherë ai duhet të karantinohet për 14 ditë, në adresën e deklaruar.

Tjetër sqarim që dha policia është se pikat kufitare Tre Urat Përmet dhe Qafë Botë Sarandë janë të mbyllura nga pala greke dhe nuk lejohet as lëvizja e shtetasve dhe as e automjeteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *