Ministria e Brendshme, ka bërë të ditur se në terren këtë të dielë për të garantuar një proces zgjedhor të qenë, do të jenë në terren 7779 punonjës të policisë janë trajnuar, nga të cilët 5876 punonjës do të angazhohen me shërbim për ruajtjen e objekteve dhe 1450 punonjës policie do të jenë në funksion dhe gatishmëri të procesit zgjedhor.

 

7 mijë efektivë policie janë këtë të dielë në terren me detyra konkrete për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

 

Jashtë çdo qëndre votimi do të ketë 1 ose 2 polic për të ruajtur rendin dhe sigurinë gjatë procesit ndërsa në zonat ku ka informacione se mund të ketë probleme do të ketë forca shtesë në gadishmeri per nderhyrje.

 

Krahas uniformave blu edhe prokuroria prej datës 21 qershor ka kaluar në gadishmëri.  Me urdhër të prokurores së përgjithshme të përkoshme Arta Marku, prokuroreve dhe oficereve të policise gjyqesore u është kërkuar të hetojnë me prioritet krimet zgjedhore.

 

Në udhëzim kërkohet që prokurorët të mbajnë kontakt të vazhdueshëm me sallat operative të policisë në çdo qark.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *