Pas një hetimi disamujor, policia ka sekuestruar 28.5 kg kanabis në Elbasan. Operacioni policor ka arrestuar 3 persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Në pranga përfunduan T. B., 46 vjeç, I. D., 33 vjeç dhe Y. S., 39 vjeç, të tre banues në Korçë. Ndërsa është shpallur në kërkim B. G., 46 vjeç.

Përveç sasisë së lëndës narkotike, u sekuestruan automjetet me të cilët udhëtonin këta shtetas.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në aksin rrugor Elbasan-Përrenjas, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetet tip “Audi” dhe ” Peugeot”, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 28.5 kg lëndë narkotike kanabis.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *