Subscribe

Policia e Fierit arrestoi 4 persona, pasi po ndërtonin pa leje një lokal në plazhin e Pish Poros në Darëzezë.

 

 

Sipas policisë, pas kontrolleve në këtë zonë, u konstatua se administratori i lokalit Xhimi Hasanbega, 45 vjeç, po ngrinte nje lokal dhe po zgjeronte hapësirën rreth tij duke zaptuar bregdetin e plazhit.

 

 

Gjithashtu policia prangosi edhe tre punonjësit Genci Toska, Aleksandër Kopili dhe Edmond Silo të cilët u kapën në flagrancë duke hedhur beton në plazhin publik.

 

 

4 të arrestuarit do të përballen me akuzën e ndërtimi pa leje.

 

 

Aksioni për parandalimin dhe goditjen e objekteve pa leje është shtrirë edhe në Tiranë. Policia arrestoi Artan Osmanin dhe Gëzim Lilën, të cilët po kryenin punime pa leje në lokalet e tyre.

 

 

Pastrimi i bregdetit nga hapësirat e zaptuara pa leje dhe prishja e ndërtimeve pa dokumente, është shpallur si prioritet nga qeveria, ndërkohë qe aksioni po vijon ne Konispol, Velipoje e se fundmi edhe ne zona te tjera bregdetare.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *