Policia e Shtetit u ka bërë thirrje të gjithë shoferëve të transportit publik që të respektojnë dhe ndjekin itenerarin e përcaktuar për to, duke mos ndaluar aty ku nuk duhet.

 

Përmes një video paralajmëruese të postuar në Facebook, shikohen rastet e shkeljes së rregullave nga mjetet e transportit publik.

 

“Transporti publik dhe mjetet e destinuara për këtë lloj transporti, janë për t’i shërbyer qytetarëve, sipas intenerarit të përcaktuar nga autoriteti përkatës. Të ndalosh kudo dhe ku të mundesh, nuk është shërbim, por shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor dhe burim për aksidente rrugore. Të cenosh sigurinë e një rruge të tërë për të marrë një pasagjer më shumë, është shkelje e rëndë, si për drejtuesin e mjetit, ashtu dhe për pasagjerët që rrinë në anë të rrugës dhe jo në vendin e caktuar për këtë shërbim.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *