Nënkryetarja e LSI, Erisa Xhixho dënon dhunën e policisë ndaj protestuesve.

 

Sipas LSI, policia ka dhunuar në mënyrë cnjerëzore burrat, gratë, nënat dhe të rinjtë, që rritja e menjëhershme e çmimeve i ka detyruar të derdhen në rrugë e sheshe,.

 

Xhixho theksoi se kërkojnë lirimin e menjëhershëm të qytetarëve që mbahen padrejtësisht në komisariate.

 

“Te nderuar qytetar,

Jemi ne kete komunikim per te denuar me force dhunen e perdorur nga Policia e shtetit qe ne keto dite u shnderrua ne policine e Edi Rames kunder protestuesve .

Prej katër ditësh, qytetarët protestojnë në të gjithë vendin në mënyrë paqësore sepse janë në varfëri e skamje, sepse nuk përballojnë kostot e jetesës që rriten çdo ditë, sepse nuk duan të largohen nga vendi i tyre, por mbi të gjitha sepse të drejtën e protestës ua jep ligji dhe ata e dinë shumë mirë fuqinë e sovranit.

Policia ka dhunuar në mënyrë cnjerëzore burrat, gratë, nënat dhe të rinjtë, që rritja e menjëhershme e çmimeve i ka detyruar të derdhen në rrugë e sheshe, pasi vetëm prej atje zëri i tyre mund të dëgjohet.

Dhe përballë të drejtës për të protestuar kemi një shtet që reagon me arrestime të paligjshme, me mbajtjen e të rinjve në komisariate të tejmbushura, pa kushtet minimale, shpesh edhe duke i transferuar në qytete të tjera pa dijeninë e prindërve.

Ndaj kerkojme lirimin e menjehershem te qytetareve qe mbahen padrejtesisht ne komisariate .Lirimin sa me pare te grave ,vajzave ,qytetareve.

Ne nje video e bere virale te gjithe kemi pare drejtorin e policies se Tiranes që guxon dhe urdhëron vartësit të mos dhunojnë protestues në sy kamerave, sepse dhuna s’duhet faktuar por duhet ekzekutuar.

I bëj thirrje ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, dhe drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, t’i shkarkojnë këta drejtues. Përballë një populli të tërë që proteston në të drejtën e vet, nëse nuk e bëjnë këtë, më e pakta është të dorëhiqen vetë.

Kjo eshte nje proteste qytetare qe na tregoi se padrejtësitë që bëhen çdo ditë në kurriz të qytetarëve nuk mund të vijojnë pa fund.
Protestuesti sot i treguan edhe njëherë kryeministrit Rama se kush është sovrani dhe kush vendos në këtë vend!

Kryeministri doli e foli e asgje nuk zgjidhi , i mbetet qytetareve ta zgjidhin per veten e tyre dhe familjeve te tyre

Thirrja jone sot eshte Lironi protestuesit, lironi qytetaret

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *