Tottenham u mposht në shtëpi nga Ajax me rezultatin 0 me 1.

 

Por pavarësiht këtij rezultati, tranjeri I Tottenham, Mauricio Pochettino u shpreh optimist se në ndeshjen e radhës ekipi tij do të arrijë të triumfojë dhe të shkojë në finale e Champions League.

 

“Pjesën e parë nuk e nisëm mirë. Ajaxi tregoi më shumë energji. Ishte e vështirë që të luanim, se na mungonin energjitë. Filluam të luanim pasi pësuam golin. Në pjesën e dytë, shtymë përpara dhe krijuam shanset tona. Ishte një ndeshje barabartë në pjesën e dytë. Por, jemi gjallë. Kemi pësuar vetëm një gol. Duhet të besojmë se mund të shkojmë atje për ta fituar ndeshjen.”

 

Pochettino tha se humbja erdhi edhe si pasojë e mungesës së alternativave.

 

“Mbrojtja me 3? Tani e pranoj që ishte një gabim forma që përdorëm, por nuk kishim shumë opsione. Nuk jam i lumtur, por nuk mund ta dish nëse nuk provon diçka ndryshe. Gjithsesi, ne na mungonin energji. Por, unë jam trajneri dhe unë kam përgjegjësi”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *