Policia kufitare e Devollit ka ndaluar dy grupe me emigrantë të paligjshëm në tentativën e tyre për të hyrë ilegalisht nga Greqia në Shqipëri nëpërmjet kufirit tokësor.

 

Mbi 30 emigrantë, pjesa më e madhe e të cilëve me origjinë nga Siria, janë kapur në kufirin e gjelbër të zonës së Devollit.

 

Burime të policisë, thanë se emigrantët të ndarë në dy grupe janë kapur në territorin e kufirit të fshatrave Vërnik dhe Trestenik.

 

Midis emigrantëve të kapur në këtë kalim ilegal të kufirit ka patur edhe gra e foshnja disa muajshe.

 

Policia ka kryer shoqërimin e emigrantëve klandestinë në Korçë për verifikim dhe marrje në pyetje.

 

Kjo tentativë e emigrantëve sirianë rikthen edhe një herë trafikun e qënieve njerëzore nga vëndet në konflikt të Lindjes së Mesme drejt Shqipërisë.

 

Linjat e këtij trafiku klandestin janë vënë sërish në funksion me përmirësimin e kushteve të motit që favorizon kalimin në rrugë tokësore midis Greqisë dhe Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *