Arrestohet autori i dyshuar që plagosi mbremjen e se martes punonjësin e burgut në Peqin.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale, G. K., 35 vjeç, i cili ka qëlluar në ajër me armë zjarri dhe për pasojë u lëndua lehtë nga një plumb qorr, Idajet Paja, punonjësi i IEVP Peqin, i cili ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, shërbimet e policisë gjetën në automjetin e autorit të dyshuar edhe armën me të cilën dyshohet se ka qëlluar në ajër ky shtetas.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *