Përdorni plazmën e gjakut të atyre që kanë fituar betejën me COVID-19 për të shëruar ata që janë akoma të sëmurë. Ky është eksperimenti që po kryhet në spitalet e Mantua dhe Pavia.

 

Mjekët studiojnë se si të luftojnë koronavirusin dhe po eksperimentojnë tek më shumë se 20 pacientë duke përdorur plamzën e gjakut të atyre që janë shëruar. Plazma përmban një pjesë të antitrupave që formohen pasi infektohesh me koronavirus.

 

“Ata quhen antitrupa neutralizues; ata lidhen me patogjenin dhe e “shënojnë” atë atë për ta shkatërruar”, shpjegon Dr. Massimo Franchini, hematolog.

Ideja filloi nga një ekip nga spitali San Matteo në Pavia, i udhëhequr nga profesori Cesare Perotti, i cili vendosi të fillojë eksperimentimin.
Në praktikë, plazma mblidhet nga pacientët që kanë kaluar fazën kritike dhe janë të shëndetshëm dhe e transferojnë atë te njerëzit që janë akoma të sëmurë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *