Një 38 vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë greke pasi është kapur me 25 kilogram kanabis.

 

Ndalimi i tij është bërë në zonën Panetolios, ku sipas mediave greke autoritetet kanë zbuluar se shqiptari kultivonte kanabis në një zonë të krijuar posaçërisht.

 

Policia greke gjatë kontrollit ka gjetur 4 fidanë kanabisi, të cilat shqiptari i kishte mbledhur sëfundimi, gjithashtu gjeti dhe sekuestroi një parcelë të improvizuar, e cila përmbante rreth 10 kg kanabis.

 

Në vijim të kërkimeve, shqiptarit iu gjetën edhe 14 kg të tjera kanabis dhe mjete të ndryshme bujqësore për kultivimin e drogës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *