Përfundon në pranga autori i ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, ku mbeti i plagosur me armë zjarri pronari i fasonerisë në Fushë-Krujë.

 

I arrestuari identifikohet me iniciale F. Rr., 42 vjeç.

 

Pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, në lagjen “Sinur” Fushë Krujë, ai plagosi me armë zjarri në këmbë Arben Dedjën, 61 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

 

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *