Nuk ndalen krimet brenda familjes. Këtë herë ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit në Tiranë.

Sipas policisë, një burrë 52 vjeç plagosi me thikë bashkëshorten e tij brenda banesës së tyre.

Jakup Shahu gjatë debatit me gruan e goditi atë disa herë, duke i shkaktuar plagë të rënda. Pak momente pas ngjarjes, ai është vetëdorëzuar në komisariatin numër 4.

Besohet se shkak i krimit është bërë xhelozia, ndërkohë që e plagosura ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Jakup Shahu është një emër i njohur për policinë, pasi ai ka qenë i dënuar me 13 vite burg për vrasje./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *