Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 33 vjeçar i cili akuzohet se ka plagosur me sende të forta një tjetër person.

 

Ngjarja ka ndodhur në Fushë Mëzes, ku shtetasi me iniciale F.K për motive të dobëta ka goditur me grushte dhe mjete të forta shtetasin A. D., 28 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e traumës nën kujdesin e mjekëve.

 

Gjithashtu në pranga në lidhje me këtë  ngjarje kanë rënë shtetasit F. D., 39 vjeç dhe H.H., 35 vjeç pasi në momentin e arrestimit të shtetasit F. K., kanë ndërhyrë duke kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës, punonjësit e “Forcës së Posaçme Shigjeta”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *