Subscribe

Pjesë e skuadrës garuese të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit do të jenë edhe emigrantë.

 

Diçka të tillë e njoftoi kryeministri Edi Rama, në vijim të prezantimit të programit elektoral “Rruga drejt 25 prillit”, shkruan “Vizion Plus”.

 

Rama prezantoi Lavdrim Krashin prej Dibre si kandidat për deputet. Ai punon dhe jeton në Londër. Kryeministri prezantoi edhe dy emigrante të tjera, Briseida dhe Bora.

 

“Vota e emigrantëve duhet të garantohet në çdo cep të globit, edhe pse nuk arritëm të bindim palën tjetër as këtë radhë. E dinë që emigrantët nuk i votojnë se emigrantët nuk janë tifozë të verbër të partisë, por të punës dhe Shqipërisë. Shqipëria me ata gjithmonë humbet. Kjo është shumë e qartë për ata që e shohin këtë vend me sytë e punës. Në skuadrën e 25 prillit do të kemi emigrantë të sotëm dhe të djeshëm, të gatshëqm dhe të denjë për të përfaqësuar zërin e popullit dhe të atyre që s’mund të jenë këtu apo për të bërë pjesë në atë ekip të posaçëm parlamentar dhe qeverisës që do të krijojmë në funksion të emigrantëve. Duhet bërë ende më shumë, është koha për të kaluar në një fazë të re, duam t’u japim të gjithë emigrantëve një mundësi të re për Shqipërinë”, tha Edi Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *