Milan ka seleksionuar fitoren e dytë radhazi duke fituar në transfertë përballë Bolognas me shifrat 3 me 2.

 

Të besuarit e Piolit arritën të kalonin në avantazh me Piatek, nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 15. Ndërkohë që në 32-ën minutë Theo Hernandez dyfishoi shifrat pas asis të marrë nga Suso.

 

Por vetëm pak minuta më pas Hernandez shënon sërish por kësaj here në portën e tij, duke ngushtuar shifrat.

 

Me fillimin e të dytës, Pioli tregon se ka gjetur kurrën për ekipin kuqzezi, pasi për herë të parë në këtë sezon Milan shënoi golin e tretë me Bonaventura.

 

Një gol që përveç avantazhit I dha mundësi kuqezinjëve që të dominonin lojën deri në minutën e 84, ku Bologna fitoi një penallti të shkaktuar nga Hernandez. Një penalti mes poelemikave pasi ishte sistemi VAR, ai që e aprovoi.

 

Por pavarësisht tentativave të Bolognas, Milan pati mundësi të gjente dhe golin e 4 gjatë minutave shtesë por Castillejo u tregua dy herë I pasaktë përpara portës.

 

Me këtë fitore kuqezinjtë shkojnë në kuotën e 20 pikëve në vendin e 10.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *