Urime të shumta shkojnë për Pink dhe bashkëshortin e saj Carey Hart!
Këngëtarja deklaroi të shtunën se është shtatzan me fëmijen e saj të 2-të. Në një foto të publikuar në Intagram, këngëtarja shfaqte barkun e saj të fryrë dhe pranë kishte edhe vogëlushen e saj 5 vjeçare, Willow Sage Hart, që lindi në 2011.
Poshtë fotos Pink shkroi :”Surprizë!”.
Ajo është shprehur se i ka bërë vetes një premtim disa vite më parë, të ketë një familje të mrekullueshme, dhe ky është synimi numër një në jetën e saj.





