Gjykata e Larte pezullon punimet për ndërtimin e bllokut 17- katesh poshtë digës se liqenit. Ky organ ka pranuar kërkesën e Bashkisë se Tiranës, pasi pak dite me pare Gjykata Administrative i hapi rruge kompanisë “Gener 2” per nisjen e ndërtimeve. Do te jete po Gjykata e Larte qe do te vendose rrëzimin e lejes se ndërtimit ose jo. Me herët Bashkia e Tiranës është përplasur hapur me Gjykatën Administrative te Apelit dhe trupin gjykues qe ka marre ne shqyrtim ketë çështje. Erjon Veliaj përmes konferencave dhe protestave organizuar para Gjykatës ka akuzuar gjyqtaret e çështjes se jane blere nga ndërtuesit e bllokut 17- katesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *