E hënë, 14 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Përplasje Noka-Salianji në kryesi, debate të forta për rastin e Endri Shabanit dhe takimet në bazë

Ilustrim · Vizion Plus

Mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike u shoqërua me debate mes disa prej anëtarëve të kryesisë dhe Ervin Salianjit i cili ka nisur një lëvizje për ndryshimin e PD.

Mësohet se gjatë mbledhjes së kryesisë sekretari i përgjithshëm Flamur Noka ka akuzuar Salianjin se po i shërben Partisë Socialiste me takimet që po zhvillon.

Ndërsa Salianji i ka kërkuar dorëheqjen Flamur Nokës pas situatës së krijuar me Avokatin e Popullit duke e akuzuar se shkatërroi PD.

Burime nga kryesia bëjnë me dije se në këtë moment deputetët Elda Hoti dhe Bledi Himci i kanë kujtuar Salianjit se ka qenë ai që u ka kërkuar të firmosin për Endri Shabanin.

Përplasjet mes Ervin Salianjit e Flamur Nokës kanë vazhduar edhe në komunikimet me gazetarët.

“Ju po flisni për axhenda jashtëpartiake të cilat janë në shërbim të qeverisë. Por, sot dorëheqja e vetme që kërkohet nga gjithkush në këtë vend është dorëheqja e Edi Ramës”, tha Flamur Noka.

“Vendimmarrja e PD në shumë raste e paqartë e bën përgjegjës. Ju kujtoj kur u zgjodh Bamir Topi edhe me votat e socialistëve pati dorëheqje nga ana tjetër”, tha Ervin Salianji.

Gjatë mbledhjes deputeti Bledi Himçi akuzoi Ervin Salianjin se kërkon të organizojë takim në Elbasan me ndihmën e Suel Çelws.

“Tani këto janë budalliqe, unë nuk kam takuar në asnjë moment persona të krimit”, tha Salianji.

“Demokratëve u është bërë presion nga Suel Çela që të mos marrin pjesë në takimin e kryetarit të PD Berisha në Elbasan por të shkojnë një foltore që do të bëhet nesër ose pasnesër”, tha Noka.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh