Subscribe

Një aksident tragjik me pesë të vdekur ka ndodhur pranë Qafës së Muzinës, pranë Gjirokastrës.

 

Një furgon ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal e për pasojë kanë ndërruar jetë pesë pasagjerë.

 

Makina është me targa AA 484 T, ndërkohë që ende nuk dihet identiteti i viktimave.

 

Brenda mjetit mësohet se ishin disa persona dhe dyshohet se brenda ka ende të tjerë të bllokuar. Për nxjerrjen e tyre janë angazhuar edhe banorët e zonës.

 

Nga aksidenti është krijuar një trafik i rënduar në aksin Sarandë-Gjirokastër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *