Në orët e para të mëngjesit u zhvillua seanca gjyqesore për 22-vjeçarin, Igli Madani , shoferi i mjeti “Audi”, i përfshirë në aksidentin e dy ditëve më parë në Fier-Vlorë, ku humbën jetën katër anëtarë të familjes Gushi.

 

Gjykata vendosi masen e sigurisë “arrest në burg” për Madanin.

 

Seanca u zhvillua në prani të avokatit mbrojtës, pasi Madani ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.

 

Mjeti tip “Toyota” me të cilin po udhëtonte familja Gushi u shkatërrua totalisht, pasi u godit nga pas nga një makinë tip “Audi”,  e cila drejtohej nga Madani.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *