Policia e Durrësit ka arrestuar 22-vjeçarin që përplasi me makinë disa ditë më parë një çift italian. Nga përplasja, mbeti e lënduar 74-vjeçarja, e cila fatmirësisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

 

E.Z. ishte shpallur në kërkim edhe për dy vjedhje, ngjarje të ndodhura në qytetin bregdetar të Durrësit.

 

I riu akuzohet se ka vjedhur dy markete në pronësi të dy personave, me iniciale V.M., dhe M.M.

 

“Duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, ai aksidentoi shtetasen italiane A. G., 74 vjeçe, dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Shtetësja A. G., pas mjekimit të marë në spital është larguar në banesë. Materialet në ngarkim të shtetasit E. Z., do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’, ‘Largimi nga vendi i aksidentit’ dhe ‘Vjedhja’”, thuhet mes të tjerash në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *