Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Malësi e Madhe.

Mësohet se dy makina janë përplasur fort me njëra tjetrën e për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lëvizja e mjeteve me shpëjtësi të madhe.

Ndërkohë autoritetet ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *