E mërkurë, 30 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Dhunohet avokati i Sali Berishës, Sokol Mëngjesi përfundon në spital

Dy persona ende të paidentifikuar kanë dhunuar me grushte dhe sende të forta avokatin e njohur Sokol Mëngjesi.

Sipas policisë  ngjarja ka ndodhur rreth orës 8 e 50 në zonën e  ish-bllokut, menjëherë sapo avokati ka lënë djalin e mitur në kopsht.

Reklamë

Sipas burimeve dy personat i janë afruar avokatit dhe e kanë goditur fillimisht me grushta dhe më pas me leva në kokë.  Autorët të cilët ende nuk janë identifikuar nga blutë e Tiranës janë larguar nga vendngjarja me shpejtësi.

Sokol Mëngjesi është transportuar menjëherë në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën mjekësore. Burime spitalore shprehen se ai ka fraktura  në kokë si pasojë e goditjeve me sende të forta .

Sokol Mëngjesi është një nga avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha i cili është në arrest shtëpie i akuzuar nga SPAK për aferën e korrupsionit me ish-kompleksin sportiv Partizani.

Megjithatë sipas policisë deri tani ka prova që e lidhin ngjarjen me punën e tij si mbrojtës i liderit të demokratëve ,por dyshohet se bëhet fjale për një çështje pronësie. /vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë