E enjte, 19 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident në Rrugën e Kombit, përplasen dy makina, plagoset shoferi nga Kosova

Një aksident automobilistik është shënuar këtë të martë në Rrugën e Kombit, pranë Urës së Zogut në Maliq.

Gazetari i Vizion Plus Altin Mema raporton se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa i plagosur ka mbetur njëri nga shoferët, shtetas nga Kosova.

Ky i fundit, është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve te aksidentit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë