Përmirësohet ndjeshëm situata e zjarreve në të gjithë vendin. Drejtoria e Përgjithshme e Emergjenca Civile raporton se këtë te hënë janë aktive vetëm pese vatrat. Në qarkun Shkodër, Lezhë dhe Dibër zjarret janë shuar, ndërsa në Tiranë nuk janë raportuar vatra zjarri. Ndërkohë në qarkun e Vlorës janë drejt shuarjes të gjitha zjarret në territorin e bashkisë Finiq dhe Delvinë. Po kështu dhe në pyllin me pisha të larta në fshatin Panarit të Korçës, vatrat janë drejt shuarjes.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *