Subscribe

Mungesa e fuqisë punëtore është kthyer në një shqetësim jo vetëm për bizneset vendase, por edhe për të huajt që vijnë dhe investojnë në Shqipëri.Në një anketë të kryer nga Shoqata e Investitorëve të Huaj vihet re se aksesi i grupeve të interesit në fuqinë punëtore të kualifikuar gjatë këtij viti është përkeqësuar, duke reflektuar kështu vështirësinë që ata kanë për të gjetur punonjës të zotë.Ministri i Financave premtoi ndërhyrjen e qeverisë me politika që mund të lehtësojnë problemin.

 

ERVIN METE

MINISTER I FINANCAVE DHE EKONOMISE

 

Niveli i kualifikimit të punonjësve të rinj dhe aksesi në forcën e kualifikuar të punës janë dy aspekte të evidentuara në anketimin tuaj, për të cilat kërkohet më shumë angazhim edhe nga ana jonë përmes politikave dhe nismave të caktuara për të rritur aftësimin profesional dhe për të stimuluar pjesëmarrjen e të rinjve në tregun e punës.” 

 

Megjithatë, sipas investitorëve të huaj, klima aktuale e të bërit biznes në vendin tone është përmirësuar, falë progresit që është shënuar në transparencën e procedurave, sistemit gjyqësor dhe zbatimit të ligjeve e sigurisë. Për një përmirësim të mëtejshëm, ministri njoftoi ndryshime ligjore.

 

ERVIN METE

MINISTER I FINANCAVE DHE EKONOMISE

 

“Po punohet gjithashtu për hartimin e një kuadri të ri ligjor për një ligji të unifikuar të investimeve, i cili synon ta bëjë Shqipërinë akoma edhe më tërheqëse për investitorët e huaj, duke stimuluar investimet në përgjithësi dhe investimet në sektorë prioritarë.”

 

Në 6-mujororin e parë të vitit Investimet e Huaja Direkte arritën afro 700  milionë euro, kryesisht në sektorët e teknologjisë së informacionit, industrinë minerare, energjetike, turistike dhe në shërbimet financiare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *