Qeveritë e Tiranës dhe Prishtinës do të bashkëpunojnë për të gjitha aktivitetet që do të mbahen vitin e ardhshëm, i përcaktuar si “Viti i Skënderbeut”.
Detajet, mbi të cilat menjëherë do të nisë puna, do të diskutohen dhe miratohen në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, që do të zhvillohet në Korçë më 27 Nëntor të këtij viti.
Shefi i ekzekutivit shqiptar u tregua më konkret kur foli për nismën më të re, atë të krijimit të një Akademie Shkencash të përbashkët Shqipëri – Kosovë.
“Viti Mbarëkombëtar i Skënderbeut” do të ketë një kalendar të mbushur me aktivitete.
Por 105 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, 140 vjetori i Lidhjes së Prizrenit dhe 110 vjetori i Kongresit të Manastirit, sipas Ramës, duhet të shndërrohen në moment diskutimi për të ardhmen e përbashkët.





